Kryeministri Kurti priti në takim Presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, priti në takim Presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), z. Ismet Krasniqi.

Presidenti i KOK-ut e falënderoi Kryeministrin Kurti për mirëpritjen dhe përkrahjen e vazhdueshme që po i jep sportit në vend dhe njëkohësisht prezantoi punën dhe objektivat e Komitetit Olimpik të Kosovës për zhvillimin e sportit në vend. Veçanërisht u vlerësua bashkëpunimi i ngushtë me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit drejt zhvillimit të sportit elitar, sportit për të gjithë, shkollor dhe universitar.
Kryeministri Kurti, tregoi gatishmërinë e tij për përkrahjen e sportit si fushë me interes dhe prioritet shtetëror.Sporti përveç që fuqizon imazhin pozitiv të Kosovës në arenën ndërkombëtare, duhet të bëhet kulturë në vendin tonë, tha ai.U diskutua edhe për infrastrukturën sportive si komponentë tejet e rëndësishme për masovizimin dhe rezultatet sportive.Në takim ishin të pranishëm edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani si dhe Sekretari i Përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti. /ekonomiaonline