Kryetari i Vushtrrisë, medresant

Në zgjedhjet e 19 Nëntor në balotazh për Komunën e Vushtrrisë fitues doli kandidati i LDK, Xhafer Tahiri me 54,31% kundrejt kandidatit të PDK, Ferid Idrizi i cili morri 45,69% të votave.

Por Tahiri ka qenë nxënës në Medresën “Alaudin” në Prishtinë. Ata që e njohin thonë se ai dikur ishte edhe nxënës i dalluar në xhaminë e Stanocit të Poshtëm në Vushtrri.

Vushtrria është e njohur për historinë e saj lidhur me fenë Islame. Ata si duket e kanë vlerësuar se kandidati besimtarë është më i mirë, pasi ai është me popull çdo herë. Kështu së paku e përshkruajnë ata që thonë se falin së bashku me të namazin e xhumasë.

Tahiri më herët ka qenë dhe deputet, ndërsa së fundmi ka qenë Kryeshef i Agjencisë për Pronësi Industriale në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.