Kryetari i Londrës njofton për udhëtimin falas… (Video)

Kryetari i Londrës, Sadik Khan ka bërë me dije një metodë të re udhëtimi për banorët e Londrës dhe rrethinës, duke prezantuar kështu “Unlimited Hopper”.

Unlimited Hopper është një sistem udhëtimi ku udhëtimet në më pak se një orë janë falas, dhe me të të udhëtosh në cilindo transport publik të qytetit pa kosto shtesë.

Deri dje, për të kaluar një orë në autobus apo tramvaj duheshin paguar rreth 1.5 funta, ndërsa prej sot, këto të holla kursehen.

Edhe vet Khan i cili udhëton me transport publik, e përdori sistemin e ri të udhëtimit, duke shtuar se ka shumë londinezë të cilët do ta shfrytëzojnë. /MESAZHI/