Kukësi eliminohet prej Ligës së Kampionëve

Kukësi është eliminuar prej garave kualifikuese të Ligës së Kampionëve.

Kuksianet nuk kanë arritur të shkruajnë histori, megjithëse ka shënuar fitore në takimin e dytë kundër Sheriff Tiraspolit me rezultat 2-1.

Izair Emini kaloi në epërsi ekipin shqiptar në minutën e 35-të ndërsa asistoi në golin e dytë në minutën e 45+1, të cilin e shënoi Pero Pejic.

Ky ishte rezultati që e dërgonte Kukësin në një fazë më lartë pasi që në takimin e parë kishte pësuar humbje me rezultat minimal prej 1-0.

Por, në pjesën e dytë ekipi ynë nuk arriti të ruante rezultatin që e dërgonte në një fazë të mëtejme të garës më prestigjioze evropiane për klube.

Cyrille Bayala dhjetë minuta pas fillimit të pjesës së dytë morri një pasim të saktë, të cilin nuk e shpërdoroi dhe realizoi golin e cili doli të jetë i “artë”.

Pero Pejic kishte rastin më të mirë për vendasit në pjesën e dytë, por dështoi të realizoi gol nga pika e bardhë dhjetë minuta para përfundimit të takimit.

Në vazhdim të ndeshjes më Kukësi nuk arriti të shënonte gol, megjithëse kishte edhe një lojtar më shumë në fushë pasi që Jeremy de Nooijer morri kartonin e dytë të verdhë, përkatësisht të kuqin në të 77 minutë.

Pas kësaj, skuadra moldovase do të takohet me Qarabagun e futbollistit shqiptar, Ansi Agolli.