Ramush Haradinaj sa iishte në opozitë kundërshtonte ashpër dialogun që po zhvillonte Hashim Thaçi në Brkusle. Made këtë e bënte edhe përmes protestave. Por tash vet në cilësinë e kryeministrit, Haradinaj po vazhdon të njëjtin avaz.
Madje ai mbrëmë shtrëngoi duart edhe me kryeministren serbe Ana Brnabiq.
Takimi Haradinaj-Brnabiq ka ndodhur në Bruksel, në kuadër të një darke pune, të organizuar nga shefja për diplomaci e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
Në këtë darkë, përveç Haradinajt e Brnabiqit, kanë marrë pjesë edhe kryeministrat nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia e Mali i Zi.
Para nisjes së darkës, Haradinaj ka përshëndetur të gjithë pjesëmarrësit, përfshirë Brnabiqin.
Pamjet e publikuara nga BE tregojnë edhe momentin kur shefi i ekzekutivit kosovar i ka shtrënguar duart me kryeminstren serbe.