Kupa Ndërkombëtare e Kampionëve, Barcelona mund Juventusin

Në ndeshjen e Kupës Ndërkombëtare të Kampionëve e cila u zhvillua në New Jersey të SHBA-ve, Barcelona shënoi fitore ndaj Juventusit me rezultatin 2-1.Në stadiumin “MetLife” u përballën Barcelona dhe Juventusi, ndërsa ndeshja u ndjek nga 82 mijë e 104 shikues.

Neymar në minutën e 15-të dhe të 26-të shënoi për Barcelonën duke e kaluar ekipin e tij në avantazh prej 2:0.Ndërsa për klubin italian golin e vetëm e shënoi Giorgio Chiellini me ç’rast zvogëloi epërsinë e Barçës në 2-1.Trajneri i Barcelonës Ernesto Valverde, në deklaratën e tij pas ndeshjes, në lidhje me Neymar i cili shënoi dy gola tha se dëshirojnë ta mbajnë në klub.

Pretendohet se Neymar do të transferohet në Paris Saint-Germain për 222 milionë euro./Mesazhi/