Kur e ndërron banesën gjuaj rraket!

Hoxhë Halil Avdulli

Kur zhvendoseni në një banesë të re, zbuloni sasinë e gjësendeve (rraqeve) që keni mbajtur në banesën e vjetër dhe nuk i keni përdorur fare, megjithëse jeni të sigurt që nuk do t’i përdorni më vonë, prapë i zhvendosni me vete në banesën e re.
Ngjashëm janë edhe brendësit tona, ka mijëra çështje që zënë shumë hapësirë ​​në jetët, ndjenjat dhe mendimet tona, prania e të cilave është e kotë fare, ndërsa ne vazhdojmë t’i mbajmë me vete kudo që shkojmë, këto ngarkesa mund të jenë të formës së disa njerëzve, ekzistenca e të cilëve nuk ka kurrfarë vlere për jetën tonë, ose mund të jenë një grup projektesh apo ëndrrash për të cilat kemi menduar, por nuk i kemi përfunduar ose nuk ju kemi dhënë kohë të mjaftueshme për tu zhvilluar, prandaj kanë mbetur si parazitë, as nuk jemi të gatshëm t’i hedhim as të përfitojmë prej tyre.
Zgjidhja ideale – për fat të keq shumica prej nesh nuk po mund ta bëjmë – është, rraket e shtëpisë dhe rraket në vetvetet tona, t’i hedhim pa hezitim në koshin më të afërt të plehrave.

Nga: Hoxhë Halil Avdulli