E pritshme kur nga partneriteti me Turqinë kalon nën vasalitet izraelit
Për herë të parë, Rama është parë në një pozicion jo të privilegjuar pranë Erdoganit. Në foton zyrtare të një darke me delegacionet e anëtarëve të NATO-s në Samitin e Ankarasë, çifti shqiptar është pozicionuar në perferi të tablosë së përgjithshme, gjë që ka rënë fort në sy dhe kësisoj është bërë dhe virale si pamje, në raport me statusin që ai gëzonte deri dje te Erdogan dhe politika turke.
Pra, nëse do ishte ai realitet i deridjeshëm, pa kalimin brutal e amoral njëherësh të kryeministrit shqiptar te Izraeli, Rama do ishte më e pakta në dy rreshtat e parë. Dhe nëse nuk do ishte në të parin fare, do ishte në të dytin por në afërsi fizike me liderin turk.
Ndërsa kjo pamje tregon deri një lloj përzënie të tij, krejt të meritueshme, për llojin e politikës që po ndjek, me rrezikshmëri të lartë për interesat kombëtare, duke shkuar si “cjapi te kasapi” nën vasalitet izraelit.
Si dhe në politikat e tjera që ndjek, trille të tij në emër të gjoja zhvillimit, nuk mund të sjellë asnjë shembull se si ndonjë komb a shtet ka përfituar nga miqësia apo partneriteti me Izraelin. E kundërta madje. Ky sot është debat dhe në pjesën e shëndetshme të politikës amerikane, ajo se si Amerika të çlirohet nga Izraeli.
Kujtojmë gjithashtu se një ditë para udhëtimit për në Ankara, Rama priti një delegacion kurdësh të Irakut Verior, një strukturë e lojrave të rrezikshme gjeopolitike në fushëbetejën Turqi-Izrael. /tesheshi




