Kur është momenti?! – Uranik Begu

Një përmbledhje e shkurtër bashkëbisedimit që kisha me Uranik Begun.

A ka moment të duhur, apo cili është dallimi në mes momentit dhe kohës?

Të bashkëbisedosh me një person si Uranik Begu është një përvojë shumë e mirë

Uraniku në episodin e dytë në Onspeak ka dhënë shumë informata të rëndësishme e që jam shumë i sigurt, nëse do të aplikohen ato nga rinia shqipëtare do të kenë shumë suksese.

Fatos Beqiri: Shpeshherë ankohemi se nuk kemi mundësi dhe nuk kemi kohë për të zhvilluar ndonjë projekt, në ndërkohë që në të vërtetë shumë prej të rinjëve nuk janë të kyqur në asnjë projekt dhe ankohen që nuk kanë kohë apo mundësi!

Uranik Begu: Nga përvoja ime personale edhe nga të jetuarit jashtë vendit, duke qenë në biznes dhe duke ju ndihmuar bizneseve. Besojë që ideja është vetëm një pjesë e asaj që duhet bërë në realizimin e saj. Ne kemi shumë ide të ndryshme se si do t’i realizonim ato dhe si t’i shëndronim ato në biznes.

Idetë vijnë si nevojë e momentit dhe një zbraztësire ekzistuese në treg dhe shpesh herë ato me një iniciativë shëndrrohen në një biznes.

Nuk ka moment të veçantë për ide, miërpo shpesh herë e kemi atë momentin Aha, mirëpo edhe ato momentet Aha mbesin në nivelin e një ideje të thjeshtë dhe pastaj duhet një realizim i tyre.

Fatos Beqiri: Njeriu kur është në momentin më të dobët e ka mundësin me u rikthy fuqishëm. Sot çdo kush ka një telefon të mençur, Laptop apo Tablet dhe t’i po ankohesh se nuk po ke mundësi. Ne vazhdojmë ende të mendojmë se a mundem unë si person me ba diçka.

Uranik Begu: Frika është armiku më I madh I zhvillimit, frika nga dështimi është armiku më I madh. Aspekti kulturorë, aspekti I mentalitetit tonë të përgjithshëm ka të bëjë shumë me këtë punë. Mirëpo kjo është duke ndryshuar, besoj që mënyra e të jetuarit që e kemi pasur më herët ku kemi pasur familje të mëdha edhe ambicja për të qenë vetëndërmarrës e ka rreziku jo vetëm individin si një emër I veçantë, mirëpo dështimi eventual I ka lënë njollë edhe vetë familjës, rrethit, rajonit dhe si të tillë njerëzit kanë pasur një hezitim për të marr vetë iniciativë apo për të sfiduar vetën në fusha të ndryshme.

Besoj që kjo po ndryshon si mentalitet, familjet tona sot janë shumë më të vogla. Individi po vjen në shprehje po kuptohet që një përfitim apo një mundësi por edhe një gabim eventual I kujt do qoftë është personal dhe nuk mundet me u ndërlidh me familjen, me nje komunitet, lagje, fshat apo rajon dhe sit të tillë njerëzit po janë më të guximshëm.

Bësoj që aspektin e frikës dhe elementet që lidhen me të, duhet me punu më shumë si në shtëpi mirëpo edhe në aspektin edukativ sidomos me gjeneratat e reja. Ne jemi rrit në një ambient ku kemi pas frikë me fol para mësuesit para drejtorit të shkollës, para autoritetit edhe sot ne kur flasim para një politikani edhe pse je një profesionist rrin gatitun para Kryeminsitrit edhe e ke drojen për me e jep mendimin profesional për shkak të autoritetit që ka.

Këto janë ato elementet për të cilat duhet me punu sidomos me gjeneratat e reja, duhet me I ndihmu ata në kreativitet, duhet më I ndihmu për lirinë për të dështuar mirëpo ne si komunitet edhe si familje edhe si shoqëri duhet të jemi aty për t’ju ndihmuar që mos ta marrin frikën dhe dështimin shumë tragjik por thjeshtë të mësojnë prej saj në menyrë që të zhvillohen tutje.

Fatos Beqiri: Probelmi me rininë tonë ëshë se nuk e kanë definu se me çka po dëshirojnë më u marr në jetën e tyre, kjo është një e metë e kulturës tonë për shkak që sot një i ri që studion diçka mendon vetëm si ta përfundoj fakultetin dhe të punësohet e jo për të krijuar vende të reja pune.

Unë mendoj që çdo njëri kalon nëpër etapa të ndryshme të jetës dhe kur jemi tek pyetja se kur është momenti, mendimi im është ky: Ne e kemi kohën çdo herë për të filluar diçka, është momenti ai që na shtyen para apo mbrapa varësisht se a e kemi shfrytëzu momentin apo ajo. Nuk ka diçka të caktume që ka moment në këtë rast apo kohë. Prandaj për me e pas më të kjartësuar përgjigjien ju duhet të rrini me njerëz pozitiv, që kanë përvojë, që kanë pasuri dhe kanë vullnet me ju ndihmu.

Nga: Fatos Beqiri