Librat thuhet se janë të përhershme dhe për këtë nuk ka ëshmi më të mirë sesa një bibliotekë në Ankara, e themeluar nga mbledhësit e mbeturinave të kryeqytetit turk.
Në rrethin Cankaya të Ankarasë, librat që dikur ishin të destinuara për deponinë e plehrave kanë gjetur një vend të sigurtë në këtë bibliotekë të re. Mbi 6,000 libra tani janë të radhitura në biblotekn e re, pasi punonjësit e grumbullimit të mbeturinave kaluan disa muaj duke mbledhur libra që ishin hedhur poshtë.
Tani, edhe banorët vendas kanë filluar të dhurojnë libra në bibliotekë, duke shpresuar që atë ta shohin teksa rritet.
Në fillim, biblioteka ishte menduar vetëm për punonjësit dhe familjet e tyre, por me rritjen e kërkesës, biblioteka u hap përfundimisht për publikun, në shtator të vitit të kaluar.
“Filluam të diskutonim idenë e krijimit të një biblioteke nga këto libra. Dhe kur të gjithë e mbështetën atë, ky projekt mori formë, “tha Kryetari i bashkisë Alper Tasdelen.
Biblioteka është e vendosur në një hapsirë të caktuar në departamentin e mbledhjes së mbeturinave, dhe është e pasur me materiale që variojnë nga letërsia e deri te fiksioni dhe revistat shkencore.
Koleksioni u rrit aq shumë sa që biblioteka tani i huazon këto libra në shkolla, programe arsimore dhe burgje.
“Mësuesit e shkollave të fshatit nga e gjithë Turqia po kërkojnë libra,” tha Tasdelen. Udhëheësia e qytetit gjithashtu punësoi një punonjës me kohë të plotë për të menaxhuar bibliotekën.
“Më parë, dëshiroja që të kisha një bibliotekë në shtëpinë time. Tani kemi një bibliotekë këtu “, tha Serhat Baytemur, një mbedhës i mbeturinave.
Kjo është një histori që me të vërtetë tregon se sa gjëra të mëdha mund të vijnë nga vullnti për të bërë mirë! /MESAZHI/