Ballina Kuriozitete Kur stresi bëhet aleati ynë

Kur stresi bëhet aleati ynë

Kur dëgjojmë fjalën stres, natyrshëm mendojmë çdo ndjesi dhe pasojë negative. Megjithatë, sipas shkencëtarëve ekzistoka dhe një “stres i mirë”, madje i nevojshëm për trupin tonë, i quajtur “eustres”.

Mund të perceptohet si ndjenja tensionuese përpara diçkaje të rëndësishme, si për shembull: një udhëtim, një takim të parë me dikë…

Fizikisht, “eustres” mund të ngjajë fillimisht me ankthin, por me kalimin e kohës nis të marrë një perspektivë më pozitive.

Në dozën e duhur, eustresi mund të veprojë si një motor i brendshëm. Mund të na ndihmojë të përqendrohemi, të motivohemi dhe të ndjekim qëllimet tona. Kur përballemi me vështirësi të vogla dhe shohim se në fund të fundit mund të kemi sukses, ndërtojmë besim më të madh në aftësitë tona. Qëllimi, pra, nuk është një jetë pa stres. Është një jetë ku stresi është në nivele të menaxhueshme.

Stresi “i mirë” ka kufijtë e tij

Meqenëse eustresi na jep energji, është e lehtë të mbingarkohemi.

Afatet e shumta të punës, aktivitetet e vazhdueshme dhe e kërkura e tepërt nga vetja mund ta çojnë trupin drejt konsumimit.

Kur stresi i mirë bëhet intensiv ose zgjat shumë, ai kthehet në stres kronik dhe çon në burnout (stërlodhje).