Galaktika jonë është produkt i përplasjes mes dy galaktikave më të vogla dhe shkrirjes së tyre në një.
Provat e këtij eventi të ndodhur 12 mld vjet më parë me një çift galaktikash të quajtura Kraken-Heracles , që duke u shkrirë me Rrugën e Qumështit, shtuan një sasi të tillë yjesh prej rreth 500 mln masa diellore.
Pas rreth 2 mld vitesh, ka ndodhur një tjetër përplasje, me një tjetër grup galaktikash antike Gaia-Sausage-Enceladus, ngjarje kjo e njohur prej kohësh nga shkenca.
Rezultatet e punës studimore ndërkombëtare janë publikuar në revistën Nature Astronomy.
Sipas autorëve, rindërtimi i së kaluarës së Rrugës së Qumështit është ekstremisht kompleks, por duke vrojtuar lëvizjet e disa grupe yjesh, moshën dhe shpërndarjen e tyre, u bë e mundur të dallohen gjurmët e përplasjes së parë të madhe me grupin e galaktikave, 12 mld vite më parë, kur universi ishte i ri, pasi Big Bang është verifikuar 13.8 mld vite me parë.
Rezultatet do të rikonfirmohen nga vrojtime të mëtejshme nga teleskopi i Agjensisë Hapësinore Evropiane Gaia, sipas projektit për krijimin e nje hartë 3D të miliona yjeve të galaktikës sonë, dhe në të ardhmen edhe nga teleskopi Plato, i cili do nisë misionin në vitin 2027.








