Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kur teknologjia shihet si armik i brezit të ri

Kur teknologjia shihet si armik i brezit të ri

Plane për të ndaluar mediat sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Polonia po planifikon të miratojë një ligj të ri që do të ndalonte përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 15 vjeç dhe do t’i mbante platformat përgjegjëse për verifikimin e moshës së përdoruesit, tha ministrja e Arsimit Barbara Nowaka për Bloomberg News në një intervistë të publikuar sot.

Partia në pushtet Platforma Qytetare do të paraqesë një projektligj, me gjoba për platformat që mbeten të arritshme për përdoruesit e rinj, tha ministrja, duke shtuar se ligji mund të zbatohet deri në fillim të vitit 2027.

“Ne shohim shëndetin mendor të fëmijëve dhe të rinjve, shohim një rënie në kapacitetin e tyre intelektual”, tha Novaka, duke shtuar se shkalla e gjobave që kompanitë do të duhet të paguajnë është ende në diskutim.

Disa qeveri evropiane, përfshirë Danimarkën, Greqinë, Francën, Spanjën dhe Britaninë, po shqyrtojnë kufizime të ngjashme mes pretendimeve se shërbimet e mediave sociale janë të dëmshme ose krijojnë varësi për të miturit.

Qeveria britanike njoftoi në janar se po shqyrtonte kufizime për të mbrojtur fëmijët në internet, pasi ligje të ngjashme u miratuan në Australi në dhjetor.

Nisma do ta vërë Varshavën në kundërshtim me kompanitë amerikane të teknologjisë, të tilla si Meta dhe X e Elon Musk, disa prej të cilave i kanë rezistuar kufizimeve pasi Australia i ndaloi ato vitin e kaluar. /tesheshi