Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se këtë javë do të fillojë bisedimet me partitë e tjera për formimin e qeverisë së re.
Në një konferencë për media, Kurti ka theksuar se afati për të paraqitur kabinetin e ri qeveritar është 26 tetori.
“Dita e fundit kur mund të mbahet seanca e Kuvendit, ku unë do të prezantoj kabinetin e ri qeveritar, është 26 tetori. Këto ditë jemi të përqendruar maksimalisht në analizën gjithpërfshirëse dhe të hollësishme të rezultateve të zgjedhjeve lokale, por shumë shpejt, që në këtë javë, do të fillojmë komunikimin dhe bisedimet edhe për qeverinë qendrore. Kosova ka nevojë për një mandat të ri të qeverisë sonë dhe neve na duhet një mandat i ri, në përputhje me rezultatin e 9 shkurtit të këtij viti,” ka deklaruar Kurti.








