Ballina Lajmet Kosovë Kurti me akuza ndaj Kushtetueses: Po funksionon si hije e opozitës ndaj...

Kurti me akuza ndaj Kushtetueses: Po funksionon si hije e opozitës ndaj Vetëvendosjes

Albin Kurti ka thënë se Gjykata Kushtetuese po funksionon si hije politike e opozitës ndaj Vetëvendosjes.

Ka thënë se meqë tash u zgjodh kryetari i kuvendit dhe katër nënkryetarë, Gjykata mori masë të përkohshme sipas kërkesës së Listës Serbe.

Ai ka thënë se kjo “është ngjashëm sikur Arben Vitia të lëshojë vendim mjekësor që ata shtatë gjyqtarë të shkojnë në pushim mjekësor për shkak të gjendjes së tyre të rënduar”.

“Nga katër muaj e gjysmë prej mesit të prillit, tre muaj janë vonesë e Gjykatës Kushtetuese. Një muaj e gjysmë vonuan për ta trajtuar ankesën e AAK-së e po aq ankesat e LDK-së e PDK-së. Opozita orë e çast i drejtohej Kushtetueses. A e dini pse, sepse pesë nga shtatë gjyqtarët e Kushtetueses janë zgjedhur në 2018 kur në pushtet ishte koalicioni i PAN-it me Listën Serbe”, ka thënë ai.

Sipas tij, nuk është hera e parë që Gjykata Kushtetuese ka penguar punët e mira të Qeverisë.

Kurti ka thënë se në tetë raste, me vendime të tyre janë penguar nismat reformuese të Qeverisë duke u shpallur si antikushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese na e ka rrëzuar ligjin për vendosjen e çmimit tavan. Kjo ka qenë dita më e pikëlluese si kryeministër.