Kurti në Bratisllavë do të takohet sot me Borrellin e Lajçakun

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur në Bratisllavë të Sllokvakisë, ku po merr pjesë në ditën e fundit të Konferencës për Siguri Globale organizuar nga GLOBSEC.

Kurti atje do ta zhvillojë sot një takim me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Borrell dhe emisarin për Ballkanin Perëndimor Mirosllav Lajçak.

Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Perparim Kryeziu.

“Kryeministri Kurti po merr sot pjesë në ditën e fundit të Konferencës për Siguri Globale në Bratislavë. Ndër të tjerash, atje do të takojë Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Borrel dhe emisarin e BE-së, Lajcak si dhe do të jetë pjesë e disa paneleve të diskutimit. Qëndrimi i tij do të jetë njëditor. Brenda ditës do të jetë në Kosovë”, ka thënë Kryeziu.