Ballina Lajmet Kosovë Kurti në takim me ambasadorët e QUINT-it, diskutohet për rregulloren e BQK

Kurti në takim me ambasadorët e QUINT-it, diskutohet për rregulloren e BQK

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke zhvilluar takim në ndërtesën e Qeverisë, me ambasadorët e vendeve të QUINT-it.

Ky takim po ndodh me ftesë të kryeministrit Albin Kurti.

Gjatë takimit është diskutuar rreth zhvillimeve aktuale me theks te rregullorja e Bankës Qendrore.

Ambasadori Jeff Hovenier ka paralajmëruar se do të mbajë konferencë pas përfundimit të këtij takimi.