Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka miratuar shqyrtimin e projekt-rregullores për përcaktimin e fushave të përgjegjësisë administrative të ministrive.
Gjatë kësaj mbledhjeje është miratuar edhe shqyrtimi i projekt-programit të Projektligjeve për periudhën 2026–2028, në kuadër të planifikimit të agjendës legjislative të ekzekutivit.
Kryeministri Albin Kurti bëri të ditur se në këtë agjendë do të kenë prioritet dy projektligje të rëndësishme.
“Në kuadër të agjendës legjislative do të prioritetizojmë për vitet 2026–2028 procedimin e projektligjit për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe projektligjin për Çmimet Tavan, të cilat do t’ia përcjellim Kuvendit”, tha Kurti.
Sipas tij, këto nisma ligjore synojnë forcimin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e interesit publik, ndërsa pas miratimit në Qeveri pritet të procedohen në Kuvendi i Kosovës për shqyrtim dhe miratim të mëtejmë.








