Ka përfunduar takimi mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i i cili ishte i shoqëruar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.
Kurti tha se takimi shkoj në mënyrë konstruktive.
“Takimi shkoj në një atmosferë konstruktive. Diskutuam çështje të zhvillimeve politike dhe orarin për formimin e institucioneve për legjislaturën e 11-të. Kemi kohë për formimin e institucioneve edhe disa javë. Nuk ka temë që nuk e diskutuam, Ende nuk kemi ndonjë të arritur që mund ta ndajë me juve këtu”, tha Kurti pas takimit në një konferencë për media.
Ai u shpreh optimist në arritjen e marrëveshjes.
“Jam optimist për rrugën përpara, jam me shpresë që racionaliteti që po mbizotëron do të vazhdon të ekzistojë në këto takime, prandaj edhe po e theksoj që është takimi i parë, meqë do të ketë edhe takime tjera”, tha Kurti.
“Jemi të interesuar për marrëveshje dhe të mos kemi zgjedhje. Synimi ynë i përbashkët është që t’i evitojmë zgjedhjet e reja. Ekziston një gatishmëri, interesim e vullnet për këtë gjë, por natyrisht ky është kushti i domosdoshëm, por jo edhe i mjaftueshëm për të thënë që kemi kurorëzuar me sukses. Marrëveshja që e synojmë ne, natyrisht që është politike sepse jemi subjekte politike dhe marrëveshjen politike ne e shohim si suplement funksional të vullnetit të popullit, përkatësisht rezultatit”, theksoi Kurti.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u pyet nëse do t’ia japin pozitën e Presidentit kandidates për presidente të LDK;së, Vjosa Osmani.
“Besojmë që fryma e germa e Kushtetutës është për President që është shprehje e unitetit të popullit dhe që në këtë kuptim duhet të jetë konsensual. Jemi të interesuar që ta kemi numrin maksimal të mundshëm të deputetëve që qëndrojnë në sallë. Sepse e keni parasysh, ne mund të zgjedhim ndonjë emër të përveçëm, e kishim së fundmi Glauk Konjufcën, pastaj edhe doktoreshën Feride Rushiti, por numri 80, që është minimumi, është vështirë i arritshëm, prandaj përqendrimi ynë s’ka qenë tash te emrat e përveçëm për President, por për koncept e parime dhe vizionin përpara në njërën anë dhe në anën tjetër, a thua se çfarë duhet të bëjmë strategjikisht që ta maksimizojmë numrin e deputetëve që duhet të kalojnë ose së paku të jenë 2/3 kur të vijë dita e zgjedhjes së Presidentit”, pohoi ai.
Takimi ka zgjatur më shumë se dy orë.
Përderisa, Kurti ishte i shoqëruar për në takim nga Hekuran Murati, Abdixhiku ka shkuar në takim nën shoqërinë e ish-presidentes, Vjosa Osmani.
Kurti në takim shoqërohej nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati derisa Abdixhiku nga ish-presidentja Vjosa Osmani.
Kurti gjatë ditës së djeshme përmes një ftesë publike kërkoi të takohet me kryetarët të e partive të ish-opozitës për të diskutuar veprimet rreth formimit të institucioneve të reja.
Gjatë ditës, Kurti është takuar edhe me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.
Pas përfundimit të takimit, Kurti e ka cilësuar bisedën si konstruktive, por ka bërë të ditur se nuk është arritur ndonjë marrëveshje konkrete për formimin e institucioneve.
Nga ana e tij, Hamza ka deklaruar se PDK-ja do të vazhdojë të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se përgjegjësia për krijimin e institucioneve i takon Lëvizjes Vetëvendosje, si subjekt fitues i zgjedhjeve.
Ndryshe, Aleanca e drejtuar nga Ardian Gjini ka refuzuar që të takohet me kryeministrinë në detyrë








