Ballina Lajmet Kosovë Kurti pritet nga Mickoski në Shkup, nis takimi bilateral

Kurti pritet nga Mickoski në Shkup, nis takimi bilateral

Në Shkup ka nisur takimi midis kryeministri, Albin Kurti dhe homologut të tij nga Maqedonia e Veriut, Hristijan Mickoski.

Pas takimit bilateral, Kurti dhe Mickoski do të deklarohen për media.

Kryeministri Kurti në këtë vizitë po shoqërohet nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ajo e Drejtësisë Albulena Haxhiu si dhe i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.