Kurti: Rikalo të shkarkohet menjëherë

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti gjatë seancës në të cilën po zhvillohet debati mbi ministrin serb, Nenad Rikallo ai ka theksuar se nuk është e drejtë që të thuhet se të gjithë serbët janë të njëjtë, nëse dyshohet për njërin.

Sipas tij, as shqiptarët nuk janë të njëjtë, pra të gjithë jemi të ndryshëm dhe të tillë duhet të gjykohemi.

Sipas Kurtit AKI-Policia-Prokuroria janë deklaruar se nuk kanë prova për Ministrin Rikallo, sepse përndryshe do të rrënonin vetën.

Ky është fjalimi i plotë:

Ministrin e Bujqësisë është akuzuar me dëshmi publike nga banorët e Dardanisë nëse ka ushtruar dhunë ndaj shqiptarëve gjatë okupimit dhe luftës në Kosovë.

Mësuam se kryeministri i është drejtuar institucioneve kosovarë për të mësuar të vërtetën mbi këto dëshmi të banorëve.

E vërteta nuk mund të jetë zyrtare por qytetarë, as shtetërore por popullore, jo tri institucione por 20 njerëz janë këtu si dëshmitarë.

Kur të fillon procesi atëherë këto tri institucione do të mund të thirreshin si institucione të mbrojtjes Tani kemi dëshmi, dhe me ato duhet të merremi dhe paramendoni sikur këto institucione shtetërore, AKI, Policia dhe Prokuroria të kishin thënë po kemi aso të dhënash se inkriminojnë atëherë do të rrënoheshin si institucioneve. Haradinaj u ka bërë një pyetje , të cilët po mos t’i përgjigjeshin negativisht, këto trija do të rrënonin vetveten. Ato nuk kanë mundur të mos përgjigjeshin negativisht, së treti pse jo zotëri Rikallo, pse nuk do të duhej ai të bartë barrën e provës, por qeveria e Kosovës.

Besoj që kjo është thelbi. Në vitin 1062 Algjeria kërkoj pavarësi nga Franca. Kemi një pavarësi të themeluar në të ardhmen dhe jo në historinë tonë. Por për bindjen time të fuqishme në mënyrë që të kemi paqe, stabilitet, demokraci, drejtësi është e domosdoshme që së paku një personi që është mbi 86 vjeçar e që do të bëhet ministër, ta ketë barrën dhe t’i tregojë kryeministrit se ku ka qenë në ato vite.

Po të thonin po edhe institucionet se kemi dëshmi të tilla, do të shkatërroheshin si institucione.

Pra është e domosdoshme që barra e pronës të jetë mbi Rikallon. Jo vetëm kaq, unë besoj që edhe nëse ndonjë serb nuk ka bërë asgjë, padyshim se është legjitime të pyetet se a dinë dikë që ka bërë diçka, dhe nuk tregon prapë është pjesë e krimit.

Nuk dua t’i fajësoj të gjithë serbët, sepse është e padrejtë. Madje as ne shqiptarët nuk jemi të gjithë të njëjtë, kemi veprime e qëndrime të ndryshme.

Para një jave kam takuar një serbe nga Beogradi, ishte këtu gjatë bombardimeve. Serbët janë të ndryshëm edhe shqiptarët janë të ndryshëm, pra nëse dyshon për një nuk duhet të akuzohesh se po i bën të gjithë të njëjtë.