Ballina Lajmet Kosovë Kurti takohet të hënën me Abdixhikun

Kurti takohet të hënën me Abdixhikun

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot bëri të ditur se të hënën (nesër) do të takohet me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për çështjen e zgjedhjes së presidentit në vend.

Kurti në Këshillin e Përgjithshëm të kësaj partie, tha se duke pas kohën e shkurtër për zgjedhjen e presidentit, ka filluar menjëherë angazhimin për tejkalimin e kësaj sfide, duke nis takimin me subjektet politike parlamentare.

Dje, Kurti ka takuar kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza për herën e dytë sa i për këtë çështjes së presidentit.

Po kështu të hënën ka për të takuar Albin Kurti edhe Lumir Abdixhikun.

Hamza pas takimit të mbrëmshëm me Kurtin, tha se se i ka propozuar kreut të LVV-së, ofertën që kandidati për president të propozohet nga PDK.