Kuvendi debaton për raportin e progresit për Kosovën

Kuvendi i Republikës së Kosovës do te mbajë sot një seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të mbahet debat parlamentar lidhur me Raportin e Progresit për Republikën e Kosovës.

Kjo seancë është thirrur sipas kërkesës së 40 deputetëve nënshkrues të cilët kanë kërkuar të debatohet lidhur me Raportin e Progresit për Republikën e Kosovës.

Komisioni Evropian te martën ka publikuar Raportin e Progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas raportit të progresit, Shqipërisë dhe Maqedonisë i është hapur rruga për të nisur negociatat për pranim në Bashkim Evropian, ndërsa Kosova ende duhet të luftoj krimin dhe korrupsionin e çështje të tjera,

Raporti i Progresit eshte instrument me ane te te cilit Komisioni Evropian e mat progresin e nje vendi ne permbushjen e agjendes evropiane brenda vitit kalendarik.