Ballina Lajmet Kosovë Kuvendi njofton se të hënën do të ketë seancë, edhe pse ajo...

Kuvendi njofton se të hënën do të ketë seancë, edhe pse ajo mund të dështojë!

Kuvendi i Kosovës edhe zyrtarisht i ka njoftuar mediat se të hënën duke filluar nga ora 10:00, do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive.

Ndërkohë, ende nuk dihet nëse në këtë seancë do të marrë pjesë koalicioni PAN.

Këta të fundit kanë kërkuar që të mërkurën e javës që vjen të mbahet një takim konsultativ, në mënyrë që të vendoset për të enjten ose të premten.

Takim konsultativ me shefat e grupeve ka kërkuar edhe shefi i grupit parlamentar të koalicionit LAA, Avdullah Hoti, në seancën e fundit.