Kuvendi vazhdon sot seancën

Kuvendi i Kosovës sot vazhdon seancën, e cila mbrëmë i ndërpreu punimet për shkak të mungesës së kuorumit.

Pas mbështetjes në mënyrë unanime që iu dha ushtrisë së ardhshme nga deputetët, vazhdoi debati për disa projektligje, por nuk kishte kuorum për t’i votuar ato dhe kryeparlamentari u detyrua ta ndërpresë seancën, për të vazhduar sot.