Ky iPhone i rremë në fakt funksionon me Android

Sot nuk është e vështirë të gjenden telefona të rremë që imitojnë markat e njohura.

Megjithatë, ky shembull është i veçantë. Sonny Dickson ka ndarë fotografi të një kloni të supozuar të iPhone 17 Pro, i cili përdor një version të Android-it të modifikuar për të ngjarë me softuerin e iPhone.

Me shumë gjasë, bëhet fjalë për një version të vjetër të softuerit të iPhonet.

iPhone 17 Pro i vërtetë, sigurisht, do të funksionojë me iOS 26 — një sistem i ridizajnuar plotësisht që nuk mund të ngatërrohet me iOS 18, sipas 9to5Mac.

Të paktën, kanë qëlluar me sfondin, që është e vetmja gjë në Android që të kujton iOS 26.

Modeli i vërtetë me gjasë do të ketë një sfond specifik për pajisjen, por shfaqja e pajisjeve të rreme vetëm në bazë të informacionit të rrjedhur dhe thashethemeve nuk është diçka e zakonshme.