Kylian Mbappe javën tjetër nënshkruan për Real Madridin

Pas një kohë shumë të gjatë, pritjes së madhe është duke i ardhur fundit. Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe në javën tjetër do nënshkruajë kontratën si futbollist i Real Madridit.

“Los Blancos” e kërkuan francezin verën që lamë pas, duke ofruar edhe 200 milionë euro, por që u refuzua nga PSG, transmeton lajmi.net.

“Parisienët” kishin shpresë se do ta bindin Mbappe për rinovimin e kontratës, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe lojtari do largohet në verë si agjent i lirë.

Mirëpo, “Marca” raporton se Real Madrid dëshiron të mbyll këtë transferim para të premtes së ardhshme, me francezin që do nënshkruajë zyrtarisht kontratën.

Mbappe pastaj do fitojë një bonus rreth 60-80 milionë euro, derisa në kontratën pesëvjeçare do fitojë 25 milionë euro për sezon.

Pas kompletimit të transferimit së Mbappe, “Los Blancos” do fokusohen edhe të nënshkrimi me yllin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland.