Kyriakides: Po rriten rastet COVID-19 në BE, vaksinohuni

Stella Kyriakides

Rastet e COVID-19 janë sërish në rritje në të gjitha shtetet anëtare, tha të mërkuren eurokomisionerja për Shëndetësinë, Stella Kyriakides.

“Mesazhi për qytetarët në mbarë botën është i njëjtë: besojini shkencës së vaksinave!” shkroi Kyriakides në Twitter.

Zyrtarja evropiane mori pjesë në “platformën e këshillave shkencore sot pasdite”, ku “diskutoi mënyrat për të rritur vaksinimin dhe masat e duhura për shëndetin publik”.

Pas dy muajsh rënie, pandemia Covid-19 është bërë më virulente këtë javë në të gjithë botën.

Veçanërisht, ajo është përkeqësuar më tej në Evropë, me një rritje prej 16 për qind të rasteve të listuara. /atsh