Lajçak me vizitë në Kosovë, nesër takon liderët e opozitës

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, do të mbërrijë në Prishtinë të hënën pasdite për t’u takuar me liderët kosovarë për të biseduar për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe çështje të tjera.
Ai pritet që gjatë ditës së nesërme të zhvillojë takim me liderët e opozitës.

Kështu bëjnë të ditura burimet e Lajmi.net.

Po ashtu Lajmi.net mëson nga burimet e veta se takimi midis emisarit të BE-së dhe liderëve të opozitës do të zhvillohet duke filluar nga ora 10:15 në zyrtat e BE-së në Prishtinë.

Mbetët të shihet nësë Lajçak do të zhvillojë takim edhe me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.