Zbulohet paga e Kylian Mbappe në Real Madrid

Edhe pse transferimi i francezit, Kylian Mbappe te Real Madrid ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, spekulimet vazhdojnë të intensifikohen në lidhje me kalimin e tij në kryeqytetin spanjoll.

Tani që ai është zyrtarisht i lirë të negociojë lëvizjen e tij të ëndrrave me Los Blancos, vëmendja kthehet në detajet më të imta, veçanërisht paga e tij në klubin e ri.

Këto detaje i ka dhënë Fabrizio Romano në podkastin e “Mics”.

“Ajo që kam dëgjuar është se paga e tij do të jetë diçka rreth 25 milionë euro [27 milionë dollarë] neto në sezon”, bëri të ditur Mbappe.

Derisa, bëri të ditur se tarifa e nënshkrimit do të jetë mbi 100 milionë euro në 5 vjet.