Lajçak shkon në qeveri për takim me Kurtin

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbërritur në qeverinë e Kosovës për t’u takuar me kryeministrin Albin Kurti.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se ky takim është pjesë e kontaktit të vazhdueshëm të Lajçak me partnerët, në mënyrë që të ecin përpara në Dialog.

“Kjo është pjesë e kontaktit dhe ndërveprimit të tij të vazhdueshëm me partnerët për t’i ndihmuar ata të ecin përpara në procesin e Dialogut të lehtësuar nga BE”, ka thënë Stano.