Lajm i mirë për Barcelonën, Fati rikthehet ndaj Levantes

Pas një kohë të gjatë, sulmuesi Ansu Fati pritet të rikthehet në aksion.

Që nga nëntori i vitit të kaluar ku pësoi lëndim, spanjolli ka qenë jashtë fushës së gjelbër, transmeton lajmi.net.

Por, pritja ka marrë fund dhe talenti i Barcelonës është gati të rikthehet te katalunasit.

Plani i Barcelonës është të përfshijnë në listë për ndeshjen e të dielës ndaj Levantes.

Ka pasur spekulime që do udhëtonte edhe ndaj Cadiz të enjten, por Barcelona nuk mendon ta rrezikojë sulmuesin.

Pas 10 muajve që kur u lëndua në gju, Fati do rikthehet, vetëm se këtë herë me numrin 10 në fanellë.

Me largimin e Lionel Messit, talenti tani ka presion më të madh, ku katalunasit presin që ta zëvendësojë argjentinasin dhe të tregojë vetën kur duhet, pra në ndeshjet e mëdha.