Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Lamtumira e fundit për një dinjitar të gazetarisë, edhe Rama në homazhet...

Lamtumira e fundit për një dinjitar të gazetarisë, edhe Rama në homazhet mbi Enrik Mehmetin

Humbja e rëndë e një emri nammirë në median shqiptare

Në teatrin “Petro Marko” në Vlorë u mbajtën homazhet në nderim të gazetarit të njihur vlonjat Enrik Mehmeti, i cili u nda tragjikisht nga jeta në moshën 40-vjeçare pas një aksidenti me motor në zonën e Porto-Novës, në Zvërnec.

Familjarë, miq, kolegë dhe përfaqësues të komunitetit u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit gazetarit, i cili për më shumë se 20 vite raportoi ngjarjet më të rëndësishme nga qarku i Vlorës.

I pranishëm ishte dhe kryeministri Rama, si dhe kryebashkiakët e Vlorës e Himarës.

Kolegët e kujtuan si një profesionist të përkushtuar, të guximshëm dhe të palodhur në terren, i cili e shihte gazetarinë si një mision për të informuar publikun dhe për të qenë pranë qytetarëve.

Gjatë karrierës së tij, Mehmeti bashkëpunoi edhe me televizionin italian RAI, duke raportuar drejtpërdrejt ngjarje nga Shqipëria.

Ndarja e tij nga jeta ka shkaktuar një dhimbje të madhe në komunitetin mediatik, në Vlorë dhe më gjerë. /tesheshi