Laptopët e rinj LG Gram vinë me ekrane OLED dhe procesorët e fundit Intel

Diferenca më e madhe mes modeleve standarde dhe Pro të LG Gram ishin grafikat. Për 2024 kompania do të shesë Gram Pro 16 dhe 17 dhe LG Gram Pro 2-n-1.

Përpara CES 2024, LG vendosi të prezantojë laptopët e rinj super të hollë LG Gram dhe LG Gram Pro. Nëse jeni duke kërkuar për një laptop me ekran OLED dhe grafika më të mira, linja LG Gram Pro e 2024 plotëson këto nevoja.

Diferenca më e madhe mes modeleve standarde dhe Pro të LG Gram ishin grafikat. Për 2024 kompania do të shesë Gram Pro 16 dhe 17 dhe LG Gram Pro 2-n-1.

Gram Pro 16 vjen në dy opsione, modelin standard Wide Quad OLED dhe modelin 2-n-1. Ky i fundit sillet si laptop dhe tablet, ka ekran me prekje, boshte 360 gradë dhe një laps stylus i karikueshëm për teknologjisë wireless.

Të gjithë janë të pajisur me SSD NVMe PCIe 4.0, kartën grafike NVIDIA GeForce RTX 3050 dhe një kamër FHD me teknologjinë e njohjes së fytyrës.

Njëlloj si LG Gram, përdoruesit kanë opsione zgjedhjeje mes Intel core Ultra 5 ose Intel Core Ultra 7 për modelin LG Gram Pro. Në linjën Pro, procesorët përmbajnë harduerin AI Boost NPU për përshpejtimin e proceseve AI lokalisht në pajisje.

Ndërkaq modelet standarde LG Gram do të jenë në katër madhësi të ndryshme ekrani (14, 15, 16 dhe 17-inç) dhe fuqizohen nga procesorët Intel Core Ultra.

Të gjithë vinë me kamera HFD. Mbarë linja e laptopëve peshon nga 1.1 kg deri në 1.35 kg. Dy modelet e mëdhenj kanë ekran 2560×1600 duke i bërë më të përshtatshëm për të parë video apo editim fotografik.

Modelet gram përmbajnë aplikacionin LG Gram Link me të cilin kompania thotë se përdoruesit mund ndajnë të dhëna, të transferojnë foto apo të lidhin ekranin e kompjuterit me telefonin e tyre Android ose iOS.