Lavrov: Perëndimi po sillet në mënyrë të rrezikshme

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha të enjten se shtetet perëndimore po sillen në mënyrë të rrezikshme sa i takon situatës së Ukrainës duke shtuar se operacioni ushtarak i Rusisë atje po shkonte sipas planit.

Lavrov tha në një konferencë për media pas bisedimeve me homologun e tij ukrainas se Perëndimi po krijonte një rrezik në rajon që mund të vazhdon për shumë vite dhe se ata që furnizuan me armë Ukrainën dhe mercenarët atje duhet të kuptojnë rrezikun e asaj që po bëjnë. /rel