Lavrov: Situata e Ukrainës është e ngjashme me krizën e raketave në Kubë

Situata sot është e ngjashme me krizën e raketave në Kubë, pasi kërcënimet e menjëhershme janë pikërisht në kufijtë e Rusisë, deklaroi ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cituar nga TASS.

”Rusia ende nuk e sheh gatishmërinë e SHBA-së dhe aleatëve të saj për të treguar përgjegjësi dhe mençuri në zgjidhjen e situatës në Ukrainë”, shtoi Lavrov.

”Rusia ende është e gatshme të negociojë me partnerët e saj perëndimorë për Ukrainën, kishte deklaruar dje Lavrov.

“Udhëheqja ruse, përfshirë presidentin Vladimir Putin, mbetet e gatshme për negociata mbi Ukrainën”, tha Lavrov në një intervistë për televizionin lokal, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS.

Ai shtoi se Moska “do të jetë gjithmonë e gatshme të dëgjojë se çfarë propozimesh kanë partnerët perëndimorë për uljen e tensioneve”.

“Gatishmëria e Rusisë, përfshirë presidentin e saj, për negociata (mbi Ukrainën) mbetet e pandryshuar”, tha Lavrov. /atsh