LDK-ja dhe tentim ndryshimi i balancave të identitetit fetar në Prishtinë

E çuditshme është mania e disa eksponentëve të LDK-së për ndryshimin e balancave të identitetit fetar

E para, Katedralja është objekt fetar i një komuniteti të nderuar e të respektuar në mesin tonë me të cilët së bashku kemi histori të përbashkët vuajtjesh e përjetimesh. Por që katedralja e Prishtinës, duke pasur parasysh nevojën dhe pozitën pati qenë goxha politike.

E dyta, identiteti i Prishtinës krahas gjetjeve dardane lidhet me objektet e vjetra të besimit Islam, xhamitë e Prishtinës së vjetër dhe rrugët me kalldrëme.

E treta, eksperimentet e kryetarit të Prishtinës, me rrugët njëkahore e pretendimet për këmbësorët dhe biçiklistët, shpërfaqin qëllimin e tij për ta futur në kuadër të sheshit qendror në të ardhmen katedralen.

E katërta, simbol i Prishtinës siç pretendon faqja zyrtare e saj nuk është katedralja e para 10 vitesh krahas objekteve 600 vjeçare të saj. Madje nuk shpërfaq as identitetin e prishtinasve. Tirana ka shumë besime të tjera me përqindje më të lartë se sa Prishtina por simbol e ka Xhaminë e Et’hem Beut e jo ndonjë katedrale gjigande të cilat i ka.

E pesta, mos vazhdoni me projektin e juaj për ndërrimin e identitetit se është tepër udhë e gabuar.

E gjashta, mos pretendoni të lidhni reagimin me çështje kundër besimit të caktuar por me me identitetin e shumicës po se po.

Nga: Abdullah Klinaku

https://www.facebook.com/photo/?fbid=5229005120476243&set=a.369761273067343