Lidhja Demokratike e Kosovës ka kthyer një ulëse në Kuvendin e Kosovës, pasi dje “ia mori” PDK-ja.
LDK tani ka 15 deputetë në Kuvendin e Kosovës, ndërsa PDK 22 nga 23 sa kishte një ditë më parë.
Kjo është bërë e ditur nga KQZ pas përditësimit të rezultateve ku janë duke u numëruar pjesa e dytë e kutive nga votat me postë.
Nga ky përditësim nga LDK, deputetë do të jetë Fadil Hadërgjonaj, kurse Bekim Haxhiu nga PDK mbetet jashtë listës së deputetëve të zgjedhur
Te LVV nuk ka ndonjë ndryshim, ajo vazhdon t’i ketë 57 deputetë, kurse AAK ka 6 deputetë.








