Sot mbahet mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ku pritet të diskutohet për kandidatin për kryeministër nga radhët e kësaj partie.
Lidhja Demokratike e Kosovës sot pritet ta caktojë nominimin e kandidatit për kryeministër për zgjedhjet e parakohshme.
Në rast se nuk do të ketë konsensus në Kryesi të partisë të hënën për ndonjërin prej emrave, atëherë votimi do të kalojë në votim në Këshillin e Përgjithshëm të partisë, transmeton lajmi.net.
Në mbledhjen fundjavës së shkuar të Kryesisë së partisë nuk kanë marrë fare pjesë Lufti Haziri e Agim Veliu, pasi ata janë të pakënaqur me faktin që Vjosa Osmani pritet të nominohet për kandidate për kryeministre.