Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të zgjedhë sot kandidatin e saj për kryeministër.
Kjo është bërë e ditur gjatë ditës së djeshme në mbledhjen ku u zgjodh kryesia e re e partisë, shkruan lajmi.net.
Pjesë e kryesisë janë: Agim Veliu, Kujtim Shala, Lutfi Haziri, Vjosa Osmani, Gazmend Muhaxheri, Haki Rugova, Ismet Beqiri, Imri Ahmeti, Anton Quni, Hikmete Bajrami, Avdullah Hoti, Muharrem Sfarqa, Sokol Haliti, Vlora Dumoshi, Lumi Abdixhiku, Brikena Krasniqi, Valon Murtezi, Fadil Krasniqi, Rrezarta Krasniqi, Arban Abrashi, Mirjeta Kalludra, Besian Mustafa, Florian Dushi, Selim Kryeziu, Mybera Mustafa, Safet Kamberi, Lutfi Zharku, Lirije Kajtazi dhe Fidan Rekaliu.
Si emra më të përfolur janë ai i Vjosa Osmanit, Lutfi Hazirit e Kujtim Shalës.
Mbledhja mbahet me fillim prej orës 11:00, në selinë e LDK-së.








