Legjislatura e V-të, më e tensionuara e pasluftës

Arrestime të deputetëve, gaz lotsjellës, sharje e fyerje mes kuvendarëve… është fotografia e cila e ka karakterizuar punën e Kuvendit përgjatë sesionit pranveror.

Madje, për një kohë të gjatë puna e Kuvendit është bllokuar nga ana e partive opozitare me pretekstin se ky Kuvend dhe Qeveria e ka humbur legjitimitetin për të qeverisur me vendin.

Ky sesion, i cili është përmbyllur me seancën e fundit, është vlerësuar të jetë nga një sesionet me tensionues.

Në përgjithësi, legjislatura e V-të nga monitoruesit e Kuvendit po vlerësohet si ma e tensionuara qe prej pasluftës në Kosovë.