Leipzigu kërkon 100 mln për Gvardiolin

Skuadra e Leipzigut ia ka caktuar çmimin mbrojtësit të Kroacisë, Josko Gvardiol. Për ta lënë të lirë 21-vjeçarin në fund të sezonit, ekipi gjerman po kërkon 100 milionë euro, ka shkruar “Kicker” të martën.

Gvardiol po kërkohet nga skuadrat e mëdha të Evropës pas paraqitjeve të mira që i pati në Kupën e Botës “Katari 2022”, ku zuri vendin e tretë me Kroacinë.

Ai në vitin 2021 iu bashkua Leipzigut nga Dinamo e Zagrebit dhe me ekipin gjerman ka kontratë deri në vitin 2027. Në 24 ndeshje të luajtura këtë sezon në të gjitha garat, Gvardiol ka shënuar edhe një gol.