Lëndimi detyron Majlindën të kënaqet me medaljen e argjendtë

Majlinda Kelmendi nuk ka arritur të triumfojë në finalen e kategorisë  prej 52 kg në Grand Slamin e Abu Dhabit pasi u mposhtë nga Odette Giuffrida.

Rrjedhja e gjakut nga hunda i pamundësoi asaj vazhdimin e luftës kundër italianes, duke u detyruar të kënaqet me medaljen e argjendtë, njofton Klan Kosova.

Kjo finale u transmetua drejtpërdrejt në kanalin ArtSport1, në platformën ArtMotion.