Lëndohen 31 persona nga aksidenti në Istog

U nisën për të vizituar vendet turistike të Kosovës, por udhëtimi iu ndal në gjysmë.

Kjo pasi që autobusi me të cilin po udhëtonin një grup i grave nga Ferizaj, u vetaksidentua në vendin e quajtur Dydesh, në komunën e Istogut.

Sipas Policisë nga Rajoni i Pejës, si pasojë e aksidentit, lëndime pësuan 31 pasagjerë.

Derisa në emergjencën e spitalit të Pejës, trajtim mjekësor kërkuan 28 prej tyre.