Disa minatorë të Trepçës janë dërguar në Emergjencën e Spitalit të Mitrovicës, pasi të njëjtit janë lënduar.
Lajmi është konfirmuar për teve1.info nga zëdhënësja e këtij spitali, Nitë Mustafa, por e njëjta nuk ka dhënë detaje më tepër për rastin.
Ndryshe në media është duke u raportuar se të lënduar janë 7 minatorë pasi acidi sulfurik iu ka rënë në trup.








