Leo Messi nuk bën pjesë në listën e të nominuarve për Topin e Artë

Ylli argjentinas, Leo Messi nuk është në listën për trofeun e Topit të Artë.
Është hera e parë që nga viti 2005 që Lionel Messi nuk përfshihet në listën e ngushtë me 30 lojtarë të Topit të Artë.

Sezonin e kaluar Messi nuk ishte në formën e tij më të mirë me ekipi e Paris Saint Germain.

Argjentinasi shënoi vetëm gjashtë gola dhe dhuroi 13 asistime me parisienët.

Statistika të cilat nuk ishin të mjaftueshme që Messi të jetë në mesin e 30 lojtarëve më të mirë për sezonin 2021-22.

France Football ka publikuar listën e plotë, në të cilën vend për Cristiano Ronaldon kishte dhe jo për Leo Messin.

Të nominuarit për çmimin e Topit të Artë për meshkuj: Thibaut Courtois, Rafael Leao, Christopher Nkunku, Mohamed Salah, Joshua Kimmich, Trent Alexander-Arnold, Vinicius Junior, Bernardo Silva, Luis Diaz, Robert Lewandowski, Riyad Mahrez, Heung-min, Son Fabinho, Karim Benzema, Mike Maignan, Harry Kane, Darwin Nunez, Phil Foden, Sadio Mane, Sébastien Haller, Luka Modric, Antonio Rudiger, Cristiano Ronaldo, Kevin De Bruyne, Dusan Vlahovic, Virgil van Dijk, João Cancelo, Kylian Mbappe, Erling Haaland.

Favorit për të fituar është Karim Benzema, i cili ka pasur një sezon fenomenal me Real Madridin, ku ka shënuar 44 gola në 46 paraqitje dhe ka fituar katër trofe.

Kujtojmë se Messi është mbajtësi i fundit i Topit të Artë dhe e ka fituar atë shtatë herë.