Letra e ashpër e SHBA-së, takohen krerët e shtetit

Pas letrës së dërguar sot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një restorant në Prishtinë janë mbledhur krerët e shtetit. Presidenti Hashim Thaçi ka mbajtur një takim sot me krerët e koalicionit qeverisës në një nga restorantet e Prishtinës. Të pranishëm aty janë parë edhe zëvendëskryeministrat Dardan Gashi e Fatmir Limaj. Asnjëri nga ta nuk ka dhënë detaje për mediat në lidhje me takimin e mbajtur. Pritet të merret vesh në vazhdim se çfarë ka ndodhur në këtë takim dhe nëse është marrë ndonjë vendim.