Me shkas!
“Levizja për Rikthim” nxori në pah disa çështje;
– urrejtja ndaj Islamit dhe myslimanëve shqipëtar mazhoritet kombëtar vjen nga koalicioni kryqëtar i të gjitha kombëve ballkanike dhe në veçanti nga lobi sllavofil dhe grekofil në kollaboracionim me kishat katolike gjithandej.
– pesha e historisë kombëtare në të gjitha kthesat historike ka qenë mbi supet e myslimanëve shqipëtar, duke i mbajtur nënsjetulla edhe pakicën ( aspak me peshë kuantike ) krishtere dhe duke i respektuar përtej çdo meritokracie.
– tolerancën fetare dhe mirëkuptimin në bashkëjetes si vlerë e shtuar kombëtare dhe veçuri e popullit shqipëtar e ka instaluar dhe artikuluar mazhoranca myslimane, dhe për këtë meritat i takojn Islamit dhe myslimanëve, dashtën a po nuk dashtën pakica tjetër.
– gjatë tërë etapave historike dhe fatin e së ardhmës si komb e pastaj si shtete shqipëtare e ka diktuar kuantiteti i populit me përkatësi Islame, ndryshe për një pakicë të limituar krishtere ( katolik e ortodoks bashk) sot s’kishim egzistuar si komb e as si shtete.
– lëvizjet për konvertim të myslimanëve shqipëtar në krishterizëm nuk janë bashkëkohore, janë ideologji dhe projeksione të hershme pansllave, por jo rastësisht rishfaqen herë pas here saherë që ju hy në punë qarqeve anti-kombëtare.
– rritja e Islamit ndër popujt krishter – pa presion, pa dhunë dhe pa asnjë pretendim- thjesht për hirë të së vërtetës, sigurisht e ka vu në siklet klerin dhe kishat, ky është fakt me shifra marramendëse.
– logjika njerëzore e derivuar nga ajo hynore dëshmon se s’ka kthim mbrapa.
Islami ka ardhur për t’a plotësuar, korrigjuar e vërtetuar përfundimisht kronologjin e besimit të vërtetë, besim me të cilën kanë ardhur të gjithë profetët dhe librat e shenjëta pa interpolacionim, prandaj është fakt se nuk ka thim mbrapa, ka përfunduar gjithëçka, Islami është alternativa e vetme e kompletuar.
– feja nuk ndërrohet me dhunë, fyerje e linqime.
Nuk është fe ajo e cila fyen Zotin, profetet, nënat e profeteve, bijat e tyre, melaiket, fyen vendet e shenjeta dhe çdo gjë të shenjt.
– shqipëtarët janë popull i ndershëm dhe krenar, e mbajn fenë Islame me krenari dhe vendosshmëri, po të mos ishin të tillë Serbia pushtuese do na kishte bërë kryqali dhe kishte përfunduar rrëfimi për kryqin fantom etj.
– shqiptaria nuk është fe e as doktrin ideologjike kryqtare, prandaj këta të Levizjeve për kthim mbrapa, sa duken qesharak aq edhe miop.
– treguan se ne myslimanët shumicë shqiptare nuk duhet ta lëmë fatin e kombit e të shtetit në duart e këtyre njerëzve që përdorën si instrument destruktiv nga qarqet anti kombëtare.
– imamët dhe institucionet fetare Islame ( BIK) gëzojnë respekt dhe autoritet tek populli, prandaj fyerjet dhe linqimet nga njerëz që s’kan asgjë me fe e kultur shqipëtare nuk e zbehin dot reputacionin, përkundrazi na motivojn të rrugëtojm pathyeshëm.
Këtu jemi dhe këtu do mbesim përgjithmonë!
Hoxhë Ardian Sejdiu








