Lewis me kontratë të re te City

Mbrojtësi i krahut, Rico Lewis po vlerësohet lart te Manchester City, pasi të martën ka firmosur kontratë të re pesëvjeçare me kampionin e Anglisë. Me kontratën e re, Leëis do të jetë pjesë e Cityt deri në verën e vitit 2028.

18-vjeçari është produkt i akademisë së Cityt, përpara se të promovohet në ekipin e parë edicionin e shkuar, në të cilin regjistroi 23 paraqitje. Lewis pëlqehet shumë nga trajneri Pep Guardiola, i cili e aktivizoi në ndeshjen e parë të këtij edicioni në Premier League kundër Burnleyt.

Pas firmosjes së kontratës, Lewis ka thënë se ka qenë një vit i jashtëzakonshëm për të, pasi krahas debutimit me ekipin e parë, tani ka firmosur edhe kontratën e re me klubin, të cilit iu bashkua në moshën 8-vjeçare. Te City presin shumë nga Lewisi, i cili mund të luaj edhe si mesfushor defensiv.