Lia e majmunit kthen maskat në Nju Jork

Autoritetet shëndetësore janë alarmuar për përhapjen e virusit të lisë së majmunit , ndërsa ekspertët u bëjnë thirrje banorëve të Nju Jorkut që të vendosin përsëri maskat e tyre në ambiente të mbyllura pasi u zbulua rasti i parë.

Në të njëjtën kohë, zyrtarët thonë se mund të ketë një rast të dytë të lisë së majmunit në qytet.

Departamenti i Shëndetësisë inkurajon njujorkezët të mbajnë maska ​​​​për fytyrën për t’u mbrojtur nga shpërthimi i virusit të ri, si dhe nga COVID-19 apo gripi. /abcnews